Nënokja – Fatmir Gjata

Nënokja
Mërzia vinte shpesh në orë të vonë
e mblidhesh krejt me shall skrop të zi
Shikon ca dritëhije mbas dritares,
e pret të vijë një ditë , kushedi
Dëgjon një zhurmë makine të afrohet,
e brof e çupëzuar shpejt në këmbë
Kur shkon në tjetër rrugë edhe s’ ndalon,
zë flet ca fjalë çudie nëpër dhëmbë
E ulet dhe thur triko plotë me ngjyra
Papuçe për të birin që s’ vjen kurrë
E di që do të vijë një ditë të bukur
Paçka se është aq larg e u bë burrë
Paçka se është në shtet të panjohur
Me emër shumë të gjatë e të vështirë
I flet me një kutiçkë të vogël fare
E dogji malli shumë nënoken, bir
Ashtu e gjetën, ulur mbas dritares
Pas xhamash ku kish lënë frymë e fat
Një perde ish e hapur pakëz fare
Dhe sytë shikonin ende rrugë të gjatë
Fatmir R Gjata