Dashuria – Qatip Celaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Dashuria
Unë djali ri
Ti një vajzë e re
A mud të rrimë tokë
Thuajmë, a ke nge
Një çikë muhabetë
Se na i ka ënda
Të qajmë ndonjë hall
Çtë na thotë zëmra
Po na e ka ënda
Dhe zëmra po deshi
E shtojmë muhabetin
Vemi gjer te sheshi
Po të deshën tyja
Ata sytë e bukur
Unë si vetëtima
Të jap një të puthur
Vulë e muhabetit
Puthja jonë e gjatë
Po na deshi xhani
E provojmë dhe pakë
Hajde djalëri
Hajde vajzë e re
Bota është e jona
Nukë ka si ne
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com