August 8, 2024

Nuk të jap – Skender Berisha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nuk të jap

As për bukurinë e natës së sontme
nuk të jap
dita tjetër ma luan syrin
po niset me vrap
një fshehtësi e turbullt nisi dhe u shfaq
po të ndiej diku aty je tash
më ndien a s’më ndien unë kam gaz
pres davaritjen dhe kaq
kur shprishet terri
ti do t’ia behësh sakaq
ke një konak në krahët e mi
pastaj s’të them gjë
duart enden kah duan
aty e këndej praptohet gjithçka
nuk është më si ishte njëherë
përditë çilet një tjetër derë
unë të shoh nëpër terr
nuk të jap moj as këtë verë

24 qershor 2015,Prizren

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com