August 7, 2024

Dëshirë të buzëqesh..? – Tomor Buzi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dëshirë të buzëqesh..?

:Ripunuar !

Jo! Skam fare dëshir tju buzëqesh..
Se në shpirtin tuaj është futur djalli,
Thjeshtë, do ju them: mirmëngjes !
Për mirsjellje, jo si dikur..,nga malli !

Nëse një ditë më shihni kur kaloi
I zhytur në botën time, pa anë..!
Në mëndje kurr të mos ju shkoi,
Se do kem nevojë për juve pranë !

Unë do shkoi në rugën time, pa ju !
Pa ngërdheshjen tuaj të shtirur,
-Jemi shokët e tu ! më thoshit dikur..,
Krekosur, më zërin e çjerrë, të ngjirur !

Sa her keni shkarë..,keni rënë përtokë,
E dora ime, pran jush ka qëné përherë,
Ju kam ngritur, kam derdhur edhe lot !
Dhe shperblimi: urrejtje dhe vrerë !

Përse u bëtë kështu, si të hazdisur
E në shpirt mbollët urrejtje pa kufi !
Ne dikur qeshnim..,me brekët grisur,
Sot ngërdhesheni, me shpirtin e zi !

E fjalën e drejtë, se nxjer dot nga goja
Ska vëndë per të në kët botë të ‘uruar’ !
Nëse s’je i keq, largohesh nga ‘loja’..
Ose pas turmës, shkon duke vrapuar !

Dhe në pastë ‘dhimbje’ dikush nga jeta,
Prap do ju shtrijë si dikurë, dorën time,
Mos guxoni të thoni se pa ju mbeta…,
‘Fundosur’ mes librash, me kujtime !

Nëse vetmi, do të thotë: të jesh pa ju !
Mirë se vjenë në botën time përher,
Do ju ‘nxjerë’ nga bota ime, tju lë ‘këtu’..,
Në llumin e jetës, qelbur plot erë !

Do shkoj udhës sime ashtu si gjithmonë,
Duke kujtuar fjalët që ju thosha atëherë;
‘Nëse një ditë do të ndryshoj jeta jonë,
Të mos harojmë ‘ferrat’ që brekët na kanë çjerrë !

Të gjitha i harruat, duke ecur udhëve pa krye,
Të ‘stisur’ nga dritat verbuese të një bote ‘tjetër’,
Sot un shkoj duke vështruar lartë, mbi yje..,
Duke tërhequr zvarrë, pjesën e jetës së ‘vjetër’ !

Nëse vetmi, do të thotë: të jesh pa ju !
Mirë se vjenë në shoqërin time përherë,
Do ju ‘nxjerë’ nga bota ime, e tju lë ‘këtu’..,
Në llumin e jetës, qelbur plot erë !

Tomi Buzi.
Shkruar: 27.02.2016.
Ripostuar: 14.07.2021.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com