August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Legjendë

Pyjet e Lurës , prej mijëra vjetësh kishin ndjerë.
Se shkatërrimi i tyre…do të vinte njëherë.
E prej asaj kohe , qanin pa pushim… derdhnin lot.
Aq shumë lotuan , sa lotët s’janë tharë as sot.

Lotët në rrëkeza u mblodhën…liqene krijuan.
Shekujt e motet , bashkë me legjendën udhëtuan.
Pyjet lotuan…liqene formuan , si mrekulli.
E kjo dhuratë e shtrenjtë , ishte për ty o njeri.

Për këto liqene u thurën legjenda…poezi.
Si vezullime diamantesh…mes malesh me plot magji.
Kush pati fatin…u gjend pranë tyre , mbeti pa mend.
Mrekulli rrezëllitëse , që s’gjëndet në tjetër vend.

Një ëndërr m’u çfaq…pyjet e Lurës prerë… mos o zot!…
Nga gjumi u zgjova…i trishtuar , i mbytur në lot.
Nuk e di përse m’u çfaq , kjo ëndërr kaq e trishtuar
A mund të priten pyje , që janë të shenjtëruar ?!…

A thua…pyjet të jenë prerë me të vërtetë ?!…
Po liqenet , do të thahen…a do të kenë jetë ?…
Përse o njerëz , kaq të pa mëshirë u treguat?…
E atë madhështi natyrore…e masakruat!…

Sigurisht pyjet do të rriten , ndoshta më të bukur.
Por magjia e tyre , as një ditë nuk duhej humbur.
As liqenet s’do të thahen…por duken të trishtuar.
Shkatërrimi i pyjeve…në to i pasqyruar.

Legjendë ti mos vdeksh kurrë…jetofsh për jetë e mot.
Ti profecinë e ruajte…ta vërtetoje sot.
Udhëtove nëpër shekuj…nuk humbe nëpër mote.
Ke ruajtur ditën sot…e sytë na i përlote.

Maj 2011
Rrahim Billa / Albania
Shk. nga lib. “Thërrime diamanti”

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com