August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Shpresa

Vjen kur t’i teket deri te porta e shpirtit tim
sikur një siluetë e padefinuar e kaltëreme
bukuri e flakëruar gjysmëhënë e ngrënë
s’më le të qetë që moti m’u shfaq mbrëmë

qielli i paqtë dritat e vona edhe sytë e saj
kërkonin të gëzuar nëpër natën e shtruar
një zogu i humbi cicërrima
në të perënduar
shpresa vjen e bie në gjunjtë e vet
të bardhë

kthejnë sytë dritat edhe e vështrojnë
me nge
një shkëlqim bukurie tashti po bie
mbi dhe
njëmend s’e shoh po mendjes sime
po bredh
shprush nëpër trurin tim me qef
e pa mëshirë

më vjen ngrohtësisht një dëshirë krejt
e dëlirë
ta diktoj e ta vështroj një herë edhe
sa më mirë
në planetin tim të ri ku vjen e paftuara
e bukur
njëherë e dy edhe përngahera më bën
të lumtur

3 korrik 2016,Prizren

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com