Thirrje… – Musa Dushica

Thirrje…
Perëndi, mbi ujë flenë foshnjet që falë Ti…
Dhe ashtu duke fjetur, notin donë mësuar ?!
Drejtimin që marrin, as njeri se di…!
Ndoshta, diku larg, jetë për të kërkuar !
Po, më parë gjejnë vdekjen, se sa bukë e ujë…
Se lulet janë largë, nuk çelin për ta, as yjet nuk ndrijnë !
Në këtë botë të vjetër, janë kudo të huej…
A tek ti janë nisur, se ashtu ke urdhëruar : “ Kufomë, qysh si foshnje !”
Dhe u dashka, patjetër, të vijnë…!
As pyesin për lodra, as bukën s’e duan…dhe pse kanë uri !
Hiç më shumë se jetën, asnjë gjë, s’kërkuan…
Po e gjetën vdekjën… që në foshnjëri !
E vrasësit, vallë a janë njeri…a thua u penduan !?
Perëndi, të lutem shtrij dorën e mirësisë !
Në mos për të rriturit, për qeniet e njoma…
Mbroj më të pafajshmit, nga dora e mizorisë,
Atyre që u falë jetën, dhe dashurie paqe: – U falë O Zot, akoma..!