Hallet tona s’kanë të sosur -Bekim Kime Lile
—— Hallet tona s’kanë të sosur—–
….nga t’a zë e nga t’a lë,
nga t’a nis,
nga ta bitis,
nuk mbarojn dertet e mija,
për hallet që ka Shqipëria,
mora penen per te shkruare,
me dridhen te shkretat duare,
sa shume qe po vuan ky vend,
nga politikan pa mend,
500 e ca vjet kusur,
si nuk lindi tek ne nje burr,
paskemi fatin e shejtanit,
si si doli nje zot vatanit,
midis vedit su muarem veshe,
tradhetare e te pa bese,
kete desh dhe rruspi Evropa,
na percau copa-copa,
si placke tregu ne na ndau,
ca tek greku,ca tek shkjau,
gjak rrjedh trupi Atedheut,
ku jane burrat e dheut,
ku jan sterniperit e Skenderbeut,
s’besoj me tek perendia,
c’te ka bere Shqiperia,
i ngritem prape kishe e xhamia,
vetem politikanet do ti,
i mbyte ne pasuri,
kurse ne populli zi,
votojme per cdo parti,
sa marin voten na buzeqeshin,
pastaj sa krahu na e ngjeshin,
si e ema e Zeqos ne maj te thanes,
na e fusin keta bijt e putanes,
e populli lyp tek ura e Lanes,
ne pese shtete jemi ndare,
keta majmen si pashallare,
kush e kush te dal i pare,
mos e pafeshin nje dite te bardhe,
a e pat tek tv- Klani,
presidenti si qen stani,
për popullin i digjet xhani,
për rininë qante me lot,
fëmijët e tij nëpër botë,
se këtu si ushqen dotë,
po çfarë thuaj more idjot,
do bëj revolucion thotë,
eeej!a e dëgjon ti o zot,
ky kërkon gjak e lot,
sa i trashë dhe idjot,
u desh të binte ky mort,
të bëhen shqiptarët tok,
si në kohën e Skënderbeut,
kur i dolën zot atdheut,
edhe në këto ditë me zi,
u bashkuam,u bën nji,
hoqëm dogana kufi,
u përkulën para viktimave,
në shi,në mes vetëtimave,
derdhën lot,u hodhëm dhe,
po prapë do ngrihemi si Ante,
s’paskan të sosur hallet tona,
na është qepur dhe corona,
t’a mar vesh bota mbarë,
nuk gjunjëzohet kombi shqiptar,
s’ka tërmet e coronë që të na ndal,
nuk shuhet kombi Shqiptarë.