2-K-të – Bekim Kime Lile
-
-
-
- -2-K-të- – – – –
-
-
Komunizmi utopi dhe Kapitalizmi ku njeriu ha njeri,
…..o zot,o zot,
më vjen të qaj me lot,
komunizmin se honepësja dotë,
ky Markësi paska qënë idjot,
“kapitalin”po studjon një botë,
komunizmi qe një utopi!
pa fe,pa kisha,pa xhami,
pa drogë,pa gjakëmarrje,pa hasmëri,
falas çerdh,kopështe,spitale,
punohej në fabrika,kombinate,në fushë e në male,
të lumtur edhe pse bosh kuletën,
për atëdheun të gjithë jepnin jetën,
familjen,besën dhe nderin e kishim të shënjtë,
nuk rrinim lakuriq vënd e pa vënd,
vërtetë kishte varfëri,
po nuk shiteshin femërat nëpër botë si tani,
prostitucioni zanati më i vjetër në botë,
po jo istitucionet vënde sexi,burdello si sot,
zor se gjen punë në shtet,
po nuk je bjonde dhe mbi 1e 80,
të bëhesh sekretare,
duhet ta heqësh bukur atë valle,
vërtet ke rrogë të majme,botës vërdallë,
po duhet ti kesh të drejta e të bukura ato shalë,
ndoshta kanë të drejt,
në kapitalizëm as mamaja babait pa lekë s’ja jep,
e shante kapitalizmin një bujk,
njeriu për njerin është ujk,
i ziu njeri,
e shtrydhin si limon dhe gjakun ja pi,
njeriu,kapitali më i çmuarë,
përrallë komuniste për tu tall,
kapitalizmi të bën nder,
lexoni tek ura e Shkozës:”varrosim pa sekser”,
po mirë e ka o vëlla,
qejfi paguhet me para,
është fat e privilegj të ikësh nga kjo dynja,
të gjithë ja fusnin kotë,
kapitalizmi qënka fale o zot,
punojn e vdesin të urtët,e hanë ca idjot,
nuk ka thënë kotë i pari:
punon kali,ha gomari,
ai sistem kish plot gabime,
mua më ndau nga halla ime,
se burri saj o miqt e mi,
doli nga burgu shkoj në Gjermani,
lufta e klasave vazhdon dhe tani,
po s’bëre siç thotë nëna parti:
vidh,digj,vrit e pri,
këto vëri mirë në vesh,
se partia të heq nga puna,të bën armik,të shpje për lesh,
mundet në humnerë të vesh edhe nga avjoni mundet të bjesh,
natën të vrasin,ditën të parët në kortezh,
thoshte gjyshja ime halle halle kjo dynja,
halli hallit nuk i ngja,
o ti njeriu me mënd,
provoje një herë në trupin tënd,
se ashtu siç të dhëmb,më dhëmb.