August 9, 2024

O nënë, zëmërmadhe ! – Musa Dushica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

O nënë, zëmërmadhe !

Mos qajë o nënë e madhe, për plagën e rëndë…
Zemra jote është e mësuar, me plagët e mëdha, mot pas moti !
Që t’godasin pa rreshtur, si t’ishe një shkëmb !
Dhimbjet e saj të shtohën, bashk me rrudhat e ballit…
E fëtyrës sate, nuk u tha kurrë loti !
Po e madhe o nënë, është shumë zemra jote…
Përherë më e fortë bëhet, prej dhimbjes dhe hallit !
Edhe babai, i farkuar në flakët e moteve…
Ka qëndrimin e tij, të shkëmbit të malit,
Ulur këmbëkryq,pranë vatrës, rri burrërisht:
– Sa bjeshkët, mendon…këto dhimbjet e mia !
Përshëndetë njerëzinë me dorën e tij, mbi zemrën bujare :
– Qofshi të bekuar ju, o bijtë e mij dhe bija !
Rënë për dashurinë e vendit, e të njërëzëve tuaj…të përvëluar mallit !
Pretë e përcjellë miqësisht, me faqe të bardhë :
– O vëllëzër dhe motra, miqë dhe dashamirë, të dhembjes dhe hallit,
Zoti ju bekoftë e mirë se keni ardhë !
Dhe ju të dashur vëllëzër e të mirat motra…
Qëndroni krenarë/e, në këtë dhimbje të madhe !
Ata e dhanë jetën, se e dashtën shumë, dhe i dashti votra,
Bashk me ju ndan dhimbjen gjithë sa është një popull…
Po, po…bashk me ju : – O vëllezër dhe motra !

Musa Dushica
27 Korrik 2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com