D i s a v e…? – Haziz Hysa
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
D i s a v e …..?
Disave iu mungon koha
Nuk e dinë si iu ec ora.
Disave u mungon mendja dhe dija.
Nga truri i heshtur,fajet i ka logjika.
Disave iu mungon ardhmëria
Nuk i lëshon prej gushe varfëria.
Disave u mungon drejtësia
Duken të leçitur nga shoqëria.
Disave u mungon mësimi
Nuk gjejnë kohë për leximin.
Të gjithë neve na mungon diçka.
E pa mundur të jemi universal.
Mynih.17.o8.2021.Haziz Hysa
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com