August 4, 2024

Engjulli im – Xhemi Nokshiqi Muzai

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Engjulli im

Tik tak tik tak vetëm
Ora ngeli varur në murë
Kaluan sekondat, minutat, orët
Koha rrodhi……….!
Më shpejt iku se uji kroni..
U bën 10 ditë 20 edhe 30
Ja arriti edhe 40 dyzet
Goja tënde mbyllur në qetësi
Vetëm hesht….!?
“Quiet ” nuk flet më
Nuk ankohesh fare për asgjë
For nothing…..
As zemra as trupi më nuk të dhëmb
‘Iris”i pangopur me gjumë më çark s’të bën
U mbyllën ata sy për t,u bërë” sy magjikë”
Si sy hënze që natën ndrin dritë
Tani u relaxove ……!!!…
Si syt e kaltër të alpeve mbushur me ngjyrën
E kalter të qiellit
Me dashuri si rrezja e diellit
Ja erdhen të dyzetat…!
Pran varrit të sollën ca ujë
Ti njomje ato të mirat buzë
Po tani prehesh me ëngjujt e botës
Merr njomështin e bjeshkëve tua në veri
Babi me mua ti mos mbaj meri ..!
Se shpejti buz varrit do të vij…
E ti do zbresish me ngadalë
Gjithë kaltërsi from the sky
Do më vish pran në krahe të fluturës
Flatrat mbi supet e mi do mi ulësh
Do më përqafosh ,si dikur në vite
Kur të hidhësha në krahë si dallandushe
(Me mall do të prek ballin tend prej ari..)
Të them se dashuria ime …ishe ti Babi…
Si koshere bletësh me mjaltin e dlirë
Ti më ëmbëlsoje, si më e bukura ëmbelsirë
Te them….. se ti me ishe ajer…
Më mbushje mushkeritë me oksigjen
Me freski mengjesesh…..
zemrën me tinguj të shpresës
Me ishe vet kuptimi i jetës
Tani…..përmbi retë e bardha në ” Sky ”
Engjyll fluturon………..
Me lule parajse erën kundërmon
“FILL your heart , “me atê aromë malli
Është arom e rrallë zoti ty ti fali
Ngjyrat më të bukura të pranverës
Ti mbashe kurore rreth vetës
Jan ngjyra diellore .perjetësive shekullore
Ndesa une …..!
Me erën do të dërgoj dashurin time në qiell
“Laugh with me” , pran meje eja si yll
Kur….!. ti më mungon derdh lotin si vesë
Ti eja.. më zgjo mëngjes për mëngjesë
I lutem erës rëres,bregut detit ,shkëmbit
Shiut, kur bie më rrëmbim
Ti shikoj syt e tu.. te “Retna” e qiellit tim
O ….Engjull i im……..!
Kur dita mbaron me perëndimin e diellit
Te shikoj fytyrën tënde në pasqyrën e qiellit
Të zbardh imazhin e ditës” with your memories”
Si oqeane malli……….!
Lëkura ime të ndiej shkëndija zjarri
Dashurit per ty ndez me nxhetësi vullkani
Do të mbetêsh gjithmonë ,si hënza para mali

Academic
@Xhemi Nokshiqi muzai AAAS
USA 8 / 8/ 2021
All rights reserved

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com