Jetimi – Xhelal Hoxha
Jetimi
Ishte një kohë kur kisha te dy prindërit
Ishte koha ma e mirë prej se për veten di
Ishim shumë fëmijë dhe kishim varfëri
Por kishim dhe lumturi dhe shumë dashni
Por erdh kohë e rëndë dhe jeta morri kahe tjetër
Prej që njëri prind na kishte vdekur
Prej atëherë vuajtje dhe gazep
Na mungonte dhe buka në çerep
Në atë kohë desh harrova dhe emrin tem
Prej se më vdiq baba Muharrem
Atij bëftë shpirti dritë i bëftë
Falë tij jam në këtë botë dhe i gjallë
Në moshë të re si njeri pa AT-DHE
Mes rrugëve udhëkryqesh ngelur
Me halle, pa dalje, pa qasje dhe i shkelur
I nëpërkëmbur, përbuzur
Me buzën në vaj, dhe s’mundet të qaj
Se s’ka lotët kush ja fshin
Se s’ka kush hallin që ja din
Në rrugë, në fshat, kudo që shkon
Këmbëzbathur, jetim i thonë
Ashtu isha por prapë kisha fat
Se vetëm nënën e kisha pranë
Se ate e kisha mbretëreshë e kisha nënë e babë
Ajo ishte drita, shpresa ime e parë
Ajo më dha krih kur tjerët mi thenin
Ajo më shëronte kur tjerët më thernin
Dora e saj, më shëronte dhe trimëronte
Me mua krenohej ngado që shkonte
Ajo ishte për mua heroinë e gjallë në botë
Shkaku i saj jam ky, që jam sot…
Xh.H