A di gjë o miku im – Bekim Kime Lile
-
-
- A di gjë o miku im- – –
-
…..c’eshte mbi ne gjithe ky mallkim?
pse ne shqipetaret nuk bejme dote shtet?
jemi te vetemit ne kontinent,
na mbajti turku per 500-vjet,
sa u merezit e iku vet,
na la ne koke ferexhete,
na mori ne dore ruspi Everopa,
na ndau,na beri copa-copa,
kombin tone e mori dreqi,
greku,serbi e kush nuk deshi,
ne u vram e u coptuam,
njeri-tjeterin,shame e rrame,
derman vetes nuk i lam,
as nje here nuk bem shtet,
cope-cope e per ibret,
me te ligjte ne ballkan,
pa din e pa iman,
pa nder e pa zot,
me politikanë idjot,
dim vec te mburremi kot,
jemi burrat me te zot,
kemi bese e kemi nder,
kush do vjen themi krenar:
oh!sa mire me qen shqipetar,
ne jemi ber per te qare,600-vjet te percare,
ne 5-se shtete jemi ndare,
se keshtu duan ca pashallare,
qe c’do gje jane,….po jooo shqipetar,
tallet bota,qesh serishte,
po,po,keta qenkan njerz me bisht,
…dhe ne prape avaz e pare:
oh!sa mire me qen shqipetare,
kombi ndare,e barku thare,
femijet si zogjt e korbit neper bote,
nga keta politikan idjot,
deri kur kështu o Zot?!?!
me duart lartë nga perënditë,
në fund tunelit shikoj një dritë,
oh sa shumë më qeshin syt,
lumturohem me gjithë shpirtë,
ja lexojë Estellës tek syt.