August 3, 2024

Ç’kohë reumatike – Kasam Shaqirvela

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poezi nga, Kasam SHAQIRVELA

Ç’kohë reumatike

Jo vetëm që jam lodhur
por dhe jam mërzitur
dhe nga dhimbje kryeneçe
trupi më është raskapitur
reumë kockash,
dhimbje boshti dhe ishijallgji
muskuj, qafë edhe sy…
sikur nuk janë të miat
si ndjej, për zotin, asesi
njëri më mba lakuar
tjetri perdet i ka lëshuar
thua se malin…
mbi supe e mbaj
kokëtamthi kryet do
më dysh të ma ndajë,
ajri plot me lagështi
japin e marrin
të shkretat mushkëri
ç’kohë reumatike
shumë e rëndë
si për shpirt
si për lëndë…
trupi lëngon…
nga dhimbje gjithfarësh
eh, ç’më presin sopata
dhe sharra druvarësh
çekan e sqepare muratorësh
farkojnë, gdhendin…
e ngulin gozhda…
mendimet, lëvizje meteorësh
dëshirat fontanë e hedhur
realiteti si një kalë i tredhur
edhe shpirti është lodhur më
ndonëse nuk jepet jo
e pret atë çastin e kristaltë
kur të dalë faqebardhë
nga ky burgim i thellë
dhe të fluturojë i lirë
atje lart, përjetësisht
në të atit qiell…
të mos sheh më re
por vetëm diell…!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com