Dashuria Unike është… – Lindita Kurti Mema
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Dashuria Unike është…
Kur diellin bashkë të dy shtrëngojnë
e kurrë se lënë të perëndoj
lule nga kopshti shpirtit dhurojnë
e nuk bëhen sabotatorë.
Për njëri-tjetrin qëndrojnë aty
derisa,reja e zezë të shkoj
më pas,fshijnë njeri-tjetrit, lotin në sy
e bota ç’farë hoqën mos ti kuptoj.
Dy duar gjithmonë i mbajnë shtrënguar
dhe lënë të tjerët të habitur
duket sikur dhimbje s’kanë kaluar
e fytyra përsëri u ka ndritur.
Ylberit kurre s’ja heqin ngjyrat
në k’të jetë mizore plot mërzi
dhe kur shohin të ngrysur fytyrat
sjellin pranverën mes tyre përsëri.
L. Kurti Mema
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com