Dialog i heshtur – Pullumb Ahmeti
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Dialog i heshtur
Pullumb Ahmeti ,,,autor,,,
E mora fjalën me gjuhë t’ja jipja buzës
s’ma pranoi ,më tha;Mua s’më pëlqen.
Ç’far ka? E pyeta,përse ma le rrugës?
Unë jam buzë që flas,tha,z’dua të leh.
Gjuhë,jo më kot ty të kanë burgosur
pranga dhëmbët të kanë vënë penges
sa herë që del botën tërë ke djallosur
Mua,buzën, për ty më kanë bërë çels.
Llomotiti gjuha e s’mbahej mbyllur në kafaz
dhëmbët nevrikosur,kërcitën,mbyllën hapësirën
buza foli heshtur me gjuhën,ti i njëjti avaz
i tha asaj dhe jashtë buzëqeshi me natyrën.
Vargje Ahmetiane 20 Gusht
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com