Dielli’ i globalizmit..! – Tomor Buzi
Dielli’ i globalizmit..!
Se di nëse dielli do të jetë ky, një ditë,
Errësuar prej reve të globalizmit ‘butak’,
Vërtet se di, në do të bëjë përsëri dritë..,
A do të zhytet, të kthej oqeanet në ‘jatak’ !
Ne ? Ne do endemi si pluhuri hapsirave, pa orbitë ,
Duke formuar ‘meteorin’ e globalizmit ‘fitimtarë’,
‘Ata’,duke bërë ‘dializën’ me gjak të ri, çdo ditë..,
Do qeshin si djajtë, me shpirtin hedonist, të shplarë !
‘Ata’ që kanë shkelur mbi çdo ëngjëll të jetës ,
Që nuk njohin më mirësi, nuk kanë më dashuri,
‘Ata’ sotë inçestin kanë filozofinë e së ‘vërtetës’ ,
Për të mbrojtur ndoshta ‘betimin’, për një rendë të Ri !
Dielli, po shkonë duke ‘rënkuar’, i venitur, i ‘plagosur’..,
Jashtë orbitës, ku miliona vite ka ecur, ka udhëtuar,
Retë e globalizmit, me pasthirma therëse, s’kan të sosur,
Nën kakofoninë e frikëshme, të një bote të errësuar !
Se di nëse dielli do të jetë ky, një ditë,
Errësuar prej reve të globalizmit ‘butak’,
Vërtet se di, në do të bëjë përsëri dritë..,
A do të zhytet, të kthej oqeanet në ‘jatak’ !
Tomi Buzi.
25.08.2021.