August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Do të vij

Do të vij e do të marr nëpër varr si lugat
Do të shkojmë në errësirë sapogdhirë nëpër natë
Nëse nata nuk ka dritë prapë më prit, me qiri
Se nuk jemi si të tjerë aq të mjerë edhe të zi.

Do të mbetemi qafuar e mbuluar si më parë
Nëse dheu s’më ka tretur duke fjetur edhe qarë
E në udhën s’e shoh dot, nëm një lot të shoh më mirë
Se do marrë jetë sërish në një kishë me dëshirë.

Nëse lutja nuk mjaftoi do besoj prapë në Zot
Se një ëngjëll solli pranë kur kambanë ra më kot
Sepse shpirt më ishte ndarë e qyqar më thosh dikush
Duke ikur si i marrë dhe pa varr nëpër fushë…

Fatmir Gjata

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com