August 7, 2024

Ëndrra e të verbrit – Luan Kalana

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ëndrra e të verbrit

…”Ju që shihni gjithësinë, më falni një minutë dritë,
ta shoh dhe unë sa i bukur është njeriu, pastaj t’i mbyll sytë… “
-Jepni “lëmoshë të verbërit”,
ju njerëzit e urtë e të butë,
tërë jetën ëndërroni e këndoni,
për sytë më të bukur në botë,
trokitni si udhëtarë në sytë pa dritë,
mos druani, shikomëni drejt në sy…
Keni parë sa i drojtur ecën i verbëri?
Prek tokën me bastun, pastaj hedh hapin,
ndjek pas me litar si manar një qen,
pengohet,ngrihet si balon,
si zog qumështor që bie nga qielli.
Me shpirt e me zemër, si foshnja nënën,
me ndjenja si bota e madhe e poetit,
s’do të dëgjojë e të prekë dhimbje, lotë,
të shohë perëndine e planetit – njerinë,
asgjë nuk kërkon, pak dritë sa të shohë botën.
Të ngrihet në mëngjes, të fërkojë sytë,
të harrojë ëndrrat, të shohë mrekullinë,
të shohë fytyra njerëzish si hyjnitë,
të prekë nënen,kerkon fëmijët e shtëpinë,
të shohë edhe une si bit i tij atdheun Shqiprine..
Nuk do asgjë më të shtrenjtë, gjënë më të lirë,
pa lekë e cent, ashtu si gjen vetë ajër e shpresë,
si nëna që fal jetën për sytë e verbër,
njerëzimin njësoj ta shohë me dritë.
Të mos shohë vetëm errësirë,
të shohë ditën me lulet, pa natë,
të shohë ngjyrat dhe ylberin,
të shohë me sytë e vet yjet,
si del hëna, si ndrit dielli…
S’dua privilegj, kërkoj vetëm ditë,
s’dua ta ble e as ta shes me para,
s’dua të kërkoj borxh,por rreze dielli,
dua të dehem me ngjyrat e ylberit,
duat t’u fal brezave jetë me dritë

@ Luan Kalana.Florida SHBA.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com