August 7, 2024

Fatet e njerëzimit – Rrahim Billa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Fatet e njerëzimit.

Jam i tronditur.
I tronditur e gjer në palcë të ashtit ,
i zhgënjyer.
Nga ky përçudnim i njerëzimit.
Këto mutacione ,
Shpikës të virusit….
Virus…që botën si në morsetë
e ka mbërthyer.
Mijëra e mijëra të vdekur…
” të pa varrosur ”
Si mbetje tokësike….groposur.
Çfarë tmerri!…
Dhe djalli i ardhur nga terri…
Pa i hyrë gjëmb në këmbë ,
Mes nesh jeton.
Prej virusit , gjithë bota…tronditet.
Vdekja çdo ditë…
Nëpër këmbë na sillet.
Dhe ashtu e përçudnuar…
Jeta vazhdon…

Kam besuar fort…
se jeta është e shenjtë.
Se sa jetë kemi , veç një zot e di.
Po kush je ti ,
që luan me këtë shenjtëri.
Djallë… A nuk e di çfarë…
por kurrësesi , s’mund të jesh njeri.
Që don të sfidosh zotin ,
e fatet e njerëzimit , t’i marrësh
në dorë ti.

Sikur këtë që po ndodh sot…
ta dinja.
Më fal o zot ,
por kurrë… në jetë , nuk do të doja
të vinja.
Se jeta dhe vdekja ,
janë të shenjta.
Këto fate , i cakton vetëm një zot.
Të luhet me njerëzit ,
si me mbetje toksike , të rrezikshme
siç luhet sot.
Jeta është më pak se një hiç ,
është fare kot.
E si të mos jem i tronditur?..
Jeta e njerëzimit ,
të tillë siguri paska patur?!….
O njerëz!…
Thirrini mendjes…
Se me hijen e pasdites vonë
jeni matur.
Njerëzimi….
me një të tillë siguri
Zëre se nuk ka ekzistuar kurrë.
Ndaj dhe njëherë po ju them:
Thirrini mendjes o njerëz…
Se kaq banorë , sa ka planeti ynë…
Edhe milingona të ishin…
Patjetër do të merrnin masa për siguri.
Po ne njerëzit…
As aq sa milingonat
nuk paskemi zgjuarsi?!…

O zot…
Besimin te ti , e kemi patur gjithmonë…
E kemi dhe sot.
Vetëm ti…mund ta shpëtosh njerëzimin
nga ky përçudnim.
Natë e ditë të lutemi ty…
Vetëm prej teje…kërkojmë shpëtim.

19 / 4 / 2020
Rrahim Billa / Albania
(Të gjitha të drejtat e autorit
janë të rezervuara)

Ju përshëndes të gjithëve e ju uroj
shëndet e mbarësi , për ju dhe familjet tuaja. Për asnjë çast , të mos e humbim besimin te krijuesi i gjithësisë. Le t’i lutemi atij ne të gjithë , që ta largojë një
minutë e më parë , këtë virus shfarosës.
E njerëzimi t’i kthehet jetës së tij normale.
Me siguri , zoti do t’ i pranojë lutjet tona.
Ai është mëshirues e i gjithëfuqishëm.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com