Femrat, apo lulet, cilat ?! – Xhelal Hoxha
Femrat, apo lulet, cilat ?!
Femrat gjithmonë janë çdo gjëja
Lulet e para të kësaj bote që qelin në behar
Janë lule bozhuret tona
Dashuria jonë e parë…
Po t’mos t’ishin femrat,
as lulet nuk do të egzistonin !
Ato i mbjellin, ujisin dhe kujdesën për to me plot ndjesi
Në gëzime e pikëllime
Me erë-aromë, prekje, ngjyra, bukuri, shije e dashuri…
Atyre si duket, çdo gjë u ka hije… Ato na shoqërojnë në një simbiozë
Më n’gjasojnë në aromë amësie !
Me dashuri mëmëdheu
Me nostalgji Shqipërie
Cila m’je, ti mori zanë ?
Kë, ke atë? e kë ke mëmë ?
Kam Prishtinë, e kam Tiranë !
Vallë, femra, apo lulja, cila ti më je ?
Jemi një Ne;
më të bukurat, më të dashurat
në tonin at-mëmëdhe !
Kush ju ka parë, e ju ka shijuar ?!
gjithmonë n’ju është dashuruar !
Femrat, apo lulet cilat ?
Me bukuri kanë vrarë e kanë shituar
Ato janë dhe do të mbetën:
vet mrekullia e pashembull në këtë botë
Pa juve, bota dhe jeta,
Dhe dashuria do ishte e kotë !…
Xh.H.