August 7, 2024

Fshatit tim ! – Landri Xhemalaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Fshatit tim !!!

Dy vargje për fshatin,për gjithë bashkëfshatarët
Herë, herë më zë malli ,edhe nostalgjia
Kaluan 30 vjetë,su bëmë kurrë bashkë
Si baltë e mallkuar,nga vetë perëndia

Na ndau kurbeti,na ndau për së gjalli
Njëri -tjetrin s’njohim,vite pa takuar
Malli e djeg shpirtin, zemrën edhe xhanin
Tek i shikoj muret,të gjitha rrëzuar

Dikur fëmijët, zbathur këtu luanin
Dhe këmbët e njoma,mbusheshin me gjëmba
Në sofër çohej buka,rakia,qepë të njoma
E kërcente gazi,vallja edhe kënga

Njësoj qemë të gjithë, fund edhe krye
Nuk kishim inate,zënka apo dëngëla
Së bashku u rritëm,djem e vajza,,,yje
Kudo ku trokisje, urdhëro -thoshin-brenda

Gjithë kohën së bashku, në punë e shkollë
Vëlla-thoshin vajzat-si motra i kishim
Dhe sot po ashtu, sa herë i takojmë
Të lidhur së bashku, si thoi me mishin

Fshati im i mjerë,si je katandisur
S’dukesh ku ke qenë, sikur s’ke qenë fare
Nën shkurre e ferra,gurët të gremisur
Mbi ty këndon qyqja,mbi gurë e mbi varre !!

Vlorë 20/08/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com