Jepna dorën, o vëlla, jemi gjaku i shtëpisë – Sahit Ymeri
E diel, më 20 qershor 2021, në orën 22:57
Jepna dorën, o vëlla, jemi gjaku i shtëpisë
Jepna dorën njëri-tjetrit vëllezër
Jemi gjaku i shtëpisë,
Mos ia jep dorën gjakut të prishur,
Atyre që na duan të na përçajnë,
Epoka e Skënderbeut po na vjen.
Edhe pse të mërguar, por gjakun e kemi të shprishur,
Që e ushqejmë zemrën e shpirtin, të njëjtë,
Mendjen e trupin, në të njëjtën mënyrë shqip,
Flasim e shkruajmë e nuk e harrojmë shqipen,
As figurën e Skënderbeut e flamurin kuqezi.
Ne do bashkohemi herët apo vonë, me patjetër,
Ku kemi traditat tona, rrënjët te ndërgjegjja
Arbëreshë e arvanitas jemi vëllezër
Të kombit shqiptar sikurse që lidhemi
Si me Lezhën e Prizrenin jemi hyjnorë
Janë shtëpitë tona, aty ku u thurën mendimet,
E Gadishullit Ilirik, të mospërçarjes si në mot,
Bashkërisht të ia arrijmë qëllimit, nëpër kuvende,
E të të parëve tanë, mos të ua shkelim gjakun e tyre,
Jetojmë me lavdinë, duhet të punojmë ndërgjegjshëm.
Të ndërgjegjësohemi si komb shqiptar, të jemi krenarë,
Të betohemi, të e ndërtojmë e mos t’i dëmtojmë themelet,
Gabimet mos t’i harrojmë, por mos t’i përsërisim,
Nëpër historitë tona që na ikën, të e shikojmë ardhmërinë,
Ecën përpara, me dashuri, dëshirë, betim, besë, bashkëpunimi…
S. Y.