Kau plak – Qatip Celaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Kau plak
Kau plak ,ec dhe pak
Jeta nuk të lodhi pak
Hiqe qerren kau plak
Ec mor ec, ec dhe pak
Me të poshta të përpjeta
Rrugë e pa shtruar me kthesa
Rrugët baltë,gropa baltë
Ec përpara kau plak
Mbrapa po të shpon Hosteni
Qysh t’ja bëjmë, nga të vemi
Shtegu ngushtë, gropa baltë
Mbahu fortë ,kau plak
Jeta qënka e vështirë
Shpresojmë gjithnjë për mirë
Jepi forca kau plak
Nxirre qerren pak më lart
Pak më lartë
Atje lartë po të presin
Qerren tënde do tërheqin
Presin presin
Edhe pakë
Që t’a nxjerrë,kau plak
Dhe shumë të tjerë si ti
Ç,hoqën një zotë e di
Spatën fat
I therën, o kau plak
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com