August 5, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Magjia e bukurisë

Një puhi nga gryka e Sharrit
freski sjell si rrallëherë tjetër
rrjedh Lumbardhi nën kala
në shoqërim të mikes së vjetër

flokët gështenjë mbi supe hedhur
nën ballukë shkëlqejnë dy sy
bulevardit nga kalon
merr qyteti hijeshi

kur më ec së urës gurit
n’vizëllimë të neonit
akordimin e valëve t’lumit
dirigjojnë zogjtë e krahërorit

lehtë mbërthyer nën këmishë të hollë
dy zogj të bardhë kërkojnë liri
pa e pyet kënd fluturimthi
erdhën hynë në poezi

një shtegtar i humbur moteve
kërkon vitet e rinisë
n’cep të urës mbet i hutuar
nga magjia e bukurisë

(shkarpa)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com