August 6, 2024

Ne do të kthehemi – Skender Berisha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ne do të kthehemi

Ka kohë që qaj për ty
larg teje Çamëri
lotët ruaj në shami
po nuk rrijnë vijnë tek ti

ka kohë që psherëtij
shtrënguar brenda shpirtit
çam bre çam me rrënjë
po psherëtimat s’ndalen
gjejnë rrugë e vijnë te ti

ka kohë që këndoj
por jo,vajtoj për ty
dhe vaji s’ndalet
po rrëshqet si loti
e vjen moj te ti

sa kohë e gjaku gjakun kërkon
ta gjej atje tej te rrënja
ku dromcat e shpirtit
flasin sa shumë e më rrallë

ka shumë kohë që digjem
e digjem moj për së gjallë
sa futë shamia ime e kresë
mbi të cilën ra dhunë e përdhunë

sa të dua e digjem e mira ime
në kujtime e bukur si kushi
shpirti im kacavarur në këngë
n’oborret e shkreta në vile rrushi

dhe qaj Çamëri pa pushim
në këngën time të dhimbjes
e flas me ty zgjuar dhe në ëndërr
edhe pak e deri nesër deri nesër

do të kthehem një ditë…
kështu më thot porosi e gjyshit
kënga e këputur sa herë
e këputur prej vajit e gjakut
edhe ëndrra që më kapton
përnatë bre përnatë…

po ecë nëpër dritë terr terr
i mbushur i tëri vrerë vrerë
kush s’më merr në gji si ti
bash si ti moj Çamëri

e dhimbja më kapton
ditë më kapton natë
e dal te deti bash i Joni
si më kanë thënë moti
ta kujtoj motrën kaltri
të netëve tua
moj e mira Çamëri

e nuk më zihet vendi vend
se më sillen nëpër mend
ato vende rend e rend
e Pargë a Paramiti
e Kallamas
moj e bukura Artë

do të kthehem një ditë…
vonë a shpejt a shpejt a vonë
aty krejt te dheu unë kuq krejt
te deti ynë kaltëruar
kaltëruar kaltërzo e paharruar
gjithnjë e bukur në të kujtuar

11 korrik 2012,Prizren

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com