August 4, 2024

Një bujkeshë dhe një çoban – Qatip Celaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Një bujkeshë dhe një çoban
Te shtegu i ngushtë u panë

Bujkesha uli shaminë
Që të fshihte pakë bukurinë

Çobani si vetëtimë Menjëherë ja hodhi synë

Synë menjëherë ja hodhi
Dhe mendimet ja trazoi

Bujkesha iku me vrapë
Dhe te shoqet vate prapë

Vate po mëndja i shkoi,
Te çobani te përroi

Vate po mëndja i mbeti
Te çobani që e gjeti

Shkuan ca ditë dhe javë
Me çobanin prapë u panë

Këtë radhë e këtë herë
Muhabetin e kanë çelë

I pari u hodh çobani
Si i shkathët djalë mali

O moj çupë gjeraqinë
,Tregoma një herë synë
Të të shikoj bukurinë

Çfar kërkon o djalë mali
,Ikë se do marrë vesh babai

,Edhe fshati po na panë
Do ta thonë ndonjë fjalë

Iku çupa iku prapë
Por kokën e ktheu pasë
I qeshi syri dhe xhani
U gëzua dhe çobani

Dhe çobani e kuptojë,
Filloi çupa ta afrojë
Me kujdesë e me ngadalë
Ti marrim punët me radhë

Një ditë tjetërë behari
,Në stan na ishte çobani

Shkuanë punëtorët me radhë
Përshëndetën dhe çobanë

Andej nga fundi vardharit
Na vjen dhe malli çobanit

Filluan qëntë gamë e gamë
Del çobani mos e hajnë
Shpejt e shpejtë u foli qëne
Se mos e zinin për këmbe

Hajde shpejtë vemi te stani
Se mos të ha balo xhani

Çupa shpejtë e kuptoi,
Po spati mundësi të dredhojë

Çobani atë desh
I ra si peshku në rrjetë
Do bënte si donte vetë

Mori veshë fshati e fisi
Çobani e gudulisi,

Gjithë fshati e kuptuanë ,
Thashethemetë filluanë

I gjithë fshati kumboi
,Si bleta kur del nga zgjoi

Çobani i burrëruar
,Seç i mori punët shtruarë

E mori çupën prej dore
Siç mrrte dhëntë në thertore

Vanë te nëna e babai
,Seç u ligjërua plani

Fshati i gjithë u gëzua,
Çobani nga i miri sua,
Mori bujkeshën për grua

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com