August 9, 2024

Nuk rri dot pa shkruar – Qatip Celaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nuk rri dot pa shkruar

Nuk rri dot pa shkruar
Për kohën e shkuar
Srri dotë pa kënduar
Se kam dashuruar

Jam në moshë madhore
Kujtimet rinore
Më bien freskinë
Ma kujtojnë rininë

Ishin kohë të tjera
Bukur kish lezetë
Punonim në ara
Lodheshim vërtetë

Lodheshim punonim
Edhe kuvendonim
Edhe mirë shkonim
Edhe dashuronim

Vitetë kanë kaluar
Flokët tanë të zesë
Ngjyrën kanë ndryshuar
Janë zbardhulluar
Mëndja është kthjelluar

Kujtimet rinore
Në mëndje më vijnë
Më kujtojnë shoqet
Atje në natyrë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com