Pa atdhe – Ylli Meçe
Pa atdhe
Atë ditë ika i mpirë, pa dritën e yjeve,
por dhe pa hënë
Ahhh…. kët dhimbjen s’di si s’munda
e se mbajta dot!
Kur kokën mbi sup ma mbështeti e imja
e shtrenjta nënë…
Si fèmijë mbi të, më rrodhën e ranë të ngrohtë,
disa pika lot…
Ju lutem më thoni : A mundet ndokush trishtimin
të mund t’a masë ?
Prej një zemre, plagosur ,braktisur pa nënë
e pa atdhe??!!
Se malli kur djeg ,qan e…. nga djegia
dhe guri vet plas…
Siç s’mund të jetojë asnjë shqipe,
pa patur të vetën fole
Unè e kam vërtetë e kam, ja atje
të shtrenjtèn tokën time
Ku bashkë me nënën më presin e buza..
ohhh sa fort u dridhet
Ah kjo zemra, si një meteor i djegur
copë mu bë e thërrime
Nuk e kuptoj pse toka më mba kaq larg
e pse mè – pèrvidhet ?!
Këtu ku jemi, vërtetë nuk erdhëm ne ,
por dhimbja jonë
Shkaktuar nga një plagë, që për kët botë
nuk është më e re
A e dëgjoni ?!.. Nëpër rruzull shpirti i emigrantit
rëndë rënkon
E mira Shqipëri, jemi ne bijtë e tu, merrna ..
e mos na ler pa Atdhe !