Për çobanin – Qatip Celaj
Për çobanin
Çoban i varfri çoban
Punë e vështirë mor aman
Do flërë jashtë në mal
Ditë e natë në zuval
Largë shtëpisë dhe fëmisë
Duhet afër bagëtisë
Se po i le ato të lanë
Ujqit dhe gabat i hanë
Pa le se kohët kanë ndryshuar
Quhet punë e ofenduar
Po të mirat materiale
Çupat si shikojnë fare
Duhet djali me balluke
Që të mburret në shoqe
Edhe shoqet mos i thonë
Burrë një çoban more
Çoban mund të jenë të tërë
Për pesë ditë bukuria
Po të mirat materiale
Duhet të vijnë te shtëpia
Çobani për herë do rrojë
Plotë do të jetë shtëpia
Do të presë mik edhe shokë
S’ka problem nga pasuria
Dhe shëndeti si ngaherë
I fortë si dragua mali
Ha mish bio e pi qumësht
Është i sertë si stërralli
Edhe gruan e mban zonjë
Të mos i mungojë gjë fare
Edhe shoqet le ti thonë
Se është grua dardane
Mos ju trëmbe fjala çoban
Se çdo punë është nder
Kush ka bagëti dhe stan
Ka jetuar kurdoherë