Pse s’ka “vdekje” ,ky mjerim? – Albina Ceka
Autore:Albina Ceka
Titulli:- Pse s’ka “vdekje” ,ky mjerim?
Ah do të bërtas,deri sa gërrmazin ta çjerrë,
derisa daullen e veshit t’jua nxjerrë,
me klithmën time, kushtrm:-
“Pse s’ka vdekje ky mjerim?”
Dua ta lëshojë lotin përru,
rrëgosën e mykur, ta përmbysë
e me dallgë,po me dallgë, mjerimin ta mbysë.
Ah dua të bërtas,në faqe t’jua përplas..
Ndoshta ndokush do ta dëgjoj,këtë thirrje gjithë maraz,
të shpirtit,që po plas.
Ah po plas,nga dhimbja,për fëmijët,që në mes makinave, në rrugë,doçkat e vogla shtrijnë
e me sytë e përlot, kërkojnë ndihmë.
E un çirrem, çirrem gjithë trishtim:- “Pse s”ka vdekje, ky mjerim?”
Kërkojnë lëmoshë fëmijët e shkretë.
Ah varfëria, z’ditka me vdekë.!
Hajdut e mashtrues i japin jetë.
Ne të tjerët, temena bajmë…
Me lëmosh e përbuzje mjerimin e mbajmë gjallë.
Dikush ju jep naj lek,dikush i shtunë mënjanë….
Lluksi dhe mjerimi, udhëtojnë nëpër botë.
Disa për hava,e shohin lluksin, me lakmi.
Disa të tjerë sytë me lotë e me dhimbje në gji,
për trishtimin e syve, të t’mjerueshmit fëmi.
Dikush, a dikush, shkrep ndonjë fotografi.
Atij fëmije, “lypsit”të shekullit të ri…
Eh kjo botë duhet ndryshu…
Të çirremi e të bërtasim…!
Me punë dhe drejtësi, mjerimin ta “vrasim”!
Diku thellë, poshtë toke, ta “përplasim”!
©Albina Ceka
Albania
Gusht 2021