August 4, 2024

Sestri Levante – Fatmir Gjata

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sestri Levante

Qiell po bie mbi ranishtë, ku dlirshëm loz një sirenë
Një rezë i ulet përmbi krye, po gjithë të tjerat ku po venë
Po ku po shkoni rezë të bardha, të bukura andej nuk ka
Ca pisha ngrihen mbi kodrinë, sikur shikojnë ndonjë hata
Dhe velat ulin marinarët, ndoshta i bëjnë vërtetë shami
Se shkuma herë i bëhet lot, gjersa të kthehen në shtëpi
Në prag ku flenë ca pulëbardha, që nuk këndojnë më krrak e krrak
I fshehin sqepat nënë lëndë, e ndoshta lodhur flenë nga pak
Gjersa të bjerë kambanë e fundit, kambanat bienë për meshë
Për mua, ty e marinarët, për një sirenë që loz e qesh…

Fatmir R Gjata

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com