Shkruan poeti – Qatip Celaj
Shkruan poeti
Shkruan poeti
E për çfar nuk shkruan
Shkruan për hallet
Që kurrë nuk mbaruan
Shkruan poeti
Shkruan për atdhe
Qysh është sotë
Qysh ishte dje
Shkruan poeti
Për politikanë
Ca Shqipërinë e lyen
Ca Shqipërinë e lajnë
Shkruan poeti
E shkruan me mallë
Është dhe për të qeshur
Është dhe për të qarë
Kush e desh më shumë
Në politikanë
Kush e shiti tutje
Florinj dhe dollarë
Shkruan poeti
Për vëndin e tij
Shkruan se i dhimbset
Do që t’a shohë mirë
Fjalët janë shpresë
Janë dhe guxim
Na tregojnë rrugën
Ku do të arrijmë
E thotë poeti
E thotë me fjalë
U bini hajdutve
Me emrin politikanë
T’a ndërrojmë dhe pllakën
Jo gjithnjë partisë
T’i këndojmë jetës
Edhe dashurisë
Kjo është kryesorja
Këtu është lezeti
Të martohen njerzit
Të shtohet mileti