Sylla mbylla – Fatmir Gjata
Sylla mbylla
Ti fshihu shpejt kur jam symbyllur,
të vij e të të gjej
Po pres të ikësh vetëtimshëm,
pastaj do të rrëmbej
Se po të gjeta vetë çdo thuash,
kur të të puth në sy
Ndaj pritmë mbas shelgut që loton,
më prit, më prit aty.
Aty ku dhamë puthjen e parë,
të tjerat erdhën thjesht
Kur ish pranverë e çelën lulet,
kur ranë gjethet në vjeshtë
Paçka se pleq na shihnin vëngër,
nuk jeni çilimij
Ne lozëm prapë me sylla mbylla,
nën pjeshkë e nën ullinj
Aty ku frut hëngra pa pjekur,
edhe më mbet në gojë
Një shijë që kurrë s’kisha provuar,
e s’di si ta tregoj
Andaj shko fshihu prapë në gjeth,
në kopësht nënë hije
Ndoshta ca yj bien nga lart,
ca ëngjëj perëndie
Do t’lozim bashkë me kush t’a gjej,
e po të gjeta prapë
Në buzë me gjak do të puth rishtas,
nën qiell nëpër vapë…
Fatmir R Gjata