August 9, 2024

U dashurova në det – Qatip Celaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

U dashurova në det

Jam një djalë i ri
Jetën fort e dua
S’mund të jetoj vetëm
Edhe shoqe dua

Jam në të njëzetat
Fluturoj me krahë
Kush më del përpara
Edhe mund t’a rrah

Jam një djalë i ri
Me ëndrra rinore
Dua shoqja ime
Të jetë lule bore

Të jetë lule bore
E bukur për mua
Dhe jo për të tjerë
Unë ashtu se dua

Thoni ku t’a gjejë
Po kërkoj i shkreti
Më kanë thënë se dalin
Poshtë andej nga deti

Poshtë andej nga deti
Edhe unë do dal
Do gjëjë më të bukurën
Do t’a hedh në qafë

Do t’a hedh në qafë
Se nuk duroj dotë
Unë do të pëlcasë
Po se kapa dotë

Unë jam te deti
Këtu dojë të vija
E keshë ëndërruar
Qëka mrekullia

U futa në mes
Në një rreth me çupa
S’po më mbushet mëndja
Të gjitha të bukura

Të gjitha të bukura
Më shikojnë në sy
Unë s’po vendosë
Me kë do të rri

Me kë do të rri
Nuk kam zgjatur dorë
M’u afrua njëra
Nga mesi e hollë

M’u afrua shumë
Më puthi në qafë
Unë pa kuptuar
Buzën putha pakë

Kaq deshi dhe lulja
Dhe ajo gëzonte
Me gojën te veshi
Avash belbëzonte
Seç më tha e para
Se më dashuronte

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com