Vlerat njerëzore – Rrahim Billa

Vlerat njerëzore
Përveç të tjerash…do të doja prej kësaj jete.
Të më japë pak më tepër frymëzim…
Kam frikë se shumë këngë…do t’i marr me vete.
Kyçur në shtatë dryna , brenda shpirtit tim.
Sigurisht , ato këngë…nuk do të bënin mrekuli.
Por ndoshta për njerëzit , do kishin pakëz vlerë.
Për shpirtërat e zhuritur , sadopak freski.
Në dimra të acartë , sillnin pak pranverë…
Në ket’ botë të çmendur , ku të gjej frymëzimin?…
Ku njerëzit mbi gjithçka…çmojnë pasurinë.
Viruse shpikin…që të shuajnë njerëzimin!…
Dhe vlerat njerëzore…janë në arrati.
Plot luftëra ndezur…urrejtje e tragjedi!
Që të plagosin zemrën e të tmerrojnë.
Moj botë…a do të kesh ndonjëherë qetësi?!…
Që njerëzit , të lirë e të lumtur të jetojnë.
Kjo rrugë pa krye…nuk të çon askund.
Ndaj dhe njerëzimi do ta kuptojnë…
Marrëzitë njerëzore do të marrin fund.
Në paqe e harmoni , njerëzit të jetojnë.
Njeriu s’ mund të shkelë mbi vlerat më të vyera!…
A mundet të pranojë…të jetë thjeshtë gjallesë?!…
Ndër të gjithë krijesat , është më e përkryera
Fatkeqësi të shuhet…si një pikë vesë.
Janë vlerat njerëzore , që na japin madhështi…
Krejt ndryshe , nga çdo krijesë tjetër përmbi tokë.
Janë më e madhja dhe më e çmuara pasuri…
Si thesarin më të çmuar , do t’i ruaj kjo botë.
18 / 7 / 2021
Rrahim Billa / Albania
(Të gjitha të drejtat e autorit
janë të rezervuara)