August 4, 2024

Peshorja e drejtësisë ! – Tomor Buzi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Peshorja e drejtësisë !

Ke ngelur thjeshtë, suvenir i një kohe tjetër..,
Auditoreve të ‘drejtësisë’, mbi tavolina në gjykata,
Si një një relike e ndryshkur, e një bote të ‘vjetër’..,
Pa vlerë, në duar të pista përlyer me para të thata !

Krenohen ende me ‘rezatimin’ tënd si dje, kusarët,
Buzëqeshin kur trokasin me ty në pedanë të ‘lirisë’,
Mbi lëvozhgën që mbanë kyçur drejtësin e vrarë,
Fshehin ‘delirin’ e xhepave, që mban erën e poshtërsisë !

Tallen me ty gjykatës ‘sedërllinj’, avokat e prokurorë,
Deri në tavoloina të ‘arta’ ministrore, e kryeministri,
Tallen e qeshin hipokritë, injorantë, si në filma hororë,
Që betohen si djalli para milionave, për drejtësi !

Ke ngelur aty, ku çmënduria kalonë ç’do kufi ,
Aty ku lakmia të ka veshur mantelin e ‘vdekjes’,
I përbuzur, i braktisur, në një vendë ku ligji ‘vdes’ i ri,
Duke mar me vete shpirtëra, që veç Zotin, kanë mbështetje !

Peshore ‘drejtësie’, në një vend ku ajo ka vdekur !
Sa shum ironi, sa dhimbje, ngërdheshje, hipokrizi,
Endur si pluhur i ‘purpurt’, mbi shpirtra të ‘hekurt’,
Që ngjajnë si përmendore të heshtura, pa liri !

Ke ngelur aty si një relike e harruar, e përbuzur..,
Nga ata që ‘betohen’ mbi kokën tënde, për ‘drejtësi’,
Ashtu do ngelesh, mbuluar me mantelin e muzgut..,
Si një ‘shenjtor’ i heshtur, zhytur në ‘skllavëri’ !

Aty do mbetesh, pluhurosur mbi tavolina,
Si relike e së shkuarës,’ simbol ‘drejtësie’ !
Pranë teje do ulen e do ngrihen, pelerina..
Të ‘betuar’,nën pasthirma therëse lakmie !

Përkulur do të shkoj para teje drejtësia..,
E turpëruar, e përdhosur, prej mashtrimit,
Ndërsa ti do mbetesh aty, si ‘Mesia’..,
Duke dëgjuar ‘psalme’, nga ‘pelerinat’ e gjykimit !

Tomi Buzi.
28.08.2021.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com