Dikur – Xhevat I. Prebreza

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Dikur
Më premtove dashurin
por fjalët sikur i mori era.
Dikur pata lumturi
gëzim, qetësi dhe dashuri.
Dikur dashurova një biondine
me sy bojë qielli
një biondinë me flokë kaqurrele.
Dikur mbrëmja ishte e zhurmshme
sikur të ishim vetëm
ankoheshin të gjithë
pse flisim me zë të lartë
sikur mos të eksistoje askush për rreth.
Motet nuk mi paskan fshirë
kujtimet që dikur i kisha me ty
ato kujtime që në këtë natë
po ma rëndojn shpirtin.
Dikur mbaja dorën tënde
mbaja shiqimin në syt e tu
e sot….
ne jetojm dhe takohemi shumë rrall
Dikur…..
Xhevat I. Prebreza 12.08.2021, Prishtinë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com