August 3, 2024

Jetënjerka ! – Landri Xhemalaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Jetënjerka !!

Jetënjerkën për flokësh e kapa
Me zor ja piva,qumështin nektar
Më ngarkoi me trungje,gurë e shkarpa
Njëherë të vetme s’më thirri ,,djalë

I mblodha të gjithë ,gurët që më hodhi
Me to ndërtova,timen folezë
Ditët,netët,ëndërrat më vodhi
Mbrëmjet me yje,agun në mëngjes

Rrugët nga shkoja përherë mi priste
Mi mbushte me driza,ferra e gjëmba
Ti ulesha në gjunjë,sa dëshirë kishte
T’më shihte përtokë,sa ja kishte ënda

Të gjitha i mblodha,i deshi jetënjerka
Gjëmbat bëra gërma, drizat poezi
Gjithë fyerjet,sharjet,mallkimet i treta
Nektar jetënjerkës ja ktheva përsëri !!!

VLORË 28/08/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com