Kush të dërgoj në Kalkutë – Natasha Ilia
Kush të dërgoj në Kalkutë
Kush të nisi për Kalkutë,
Ty e shënjta shqiptare,
India tu bë atdhe i dytë,
Se zemra jote ish e madhe.
Kush të nisi për Kalkutë,
Ndoshta ty të zgjodhi zoti,
Shpirti yt mëndafshi i butë,
Dashuri i dhe gjithë Globit.
Kush ta ndau shpirtin në pjesë,
Prizren,Tiranë,Kalkutë,
Familja e ndarë pa shpresë,
Zemra të rinte në Shkup.
Grua e madhe,trup vogël,
Humaniste për gjithë botën,
Indinë,bëre atdhe të vetin,
Shpirti jot në gjithë planetin,
Për të tjerë,u sakrifikove,
Dashuri veç kërkove
Ëngjëll u pagëzove,
Nderin kombit lart i’a çove..
I përjetshëm kujtimi,
Çdo i varfër të mban pranë,
Krenari, burim frymëzimi,
Vepra jote është e gjallë..
Ky atdheu im i vogël,
Edhe pse i cunguar,
Njerëz të shquar i dha,Evropës botës,
Dhe vetë është i përjashtuar. ..!??
N@t@sh@ Ili@ Greqi