August 3, 2024

Vajzat e Beguncës – Besa Januzi-Rexhepi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Vajzat e Beguncës

Vajza të bukura, si drandofile
Edukatore, mendje ndritura,
Zemër mira lozonjare,
Vajzat e Beguncës.

Faqe kuqe porsi mollë,
Vetull holl si gajtani,
Sytë e zi si ulliri,
Je dhuratë nga perëndia!

Fytyrë qeshur si pranvera,
Flokët e gjata kaqurrela,
Të derdhura mbi supe,
Flokët tua valvitë era, mori bukuri.

Shtat të gjatë si selvi,me belin e holl,
Kush ju sheh ju ka lakmi,
Sikur ju nuk është askush,
Mori vajzat e Beguncës.

Lumët nënat që ju rritën,
Fjalë ëmbla, t’mira zemra,
Punëtore të dalluara,
Që ta knaqin shpirtin,
Vajzat nga Begunca!

E diel 29 gusht 2021
Michigan!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com