Dhuratë blete – Lule Alidema

Dhuratë blete
Pusho në butësinë e mendjes tuaj,
mbështjellur me pelerinën e ndërgjegjies,
në krahërorin tënd prano më të mirat ëndrrat tua.
Falju ëmbëlsinë e momenteve të jetës tuaj,
fali nektarin e dashurisë,
që buron nga ajo zemër e dëlirë.
Le të hedhin ëndërrat vallen e lumturisë,
me ëmbëlsinë e nostalgjisë
Mblidhi ëndërrat tubë brenda ndjenjës sate…!
Shijo natën e gjatë të pafund
Me ëmbëlsinë e shijuar,
ushqeje mendjen e trazuar.
Mos trazo kurrë ëndrrën e bukur
Fali bashkë me gjumin
Shijo dhuratën nektar nga bleta
Ajo natë sjellë ëmbëlsi.
Falemndero bletën që zgjuarësinë e mjaltin të dhuroi,
ajo të ëmbëlsoi me ëmbëlsinë e saj,
t’a fali dhuratën më hyjnore,
nektarin për njerëzinë.
Lule Alidema
30.06.2021