August 7, 2024

K’hajan…. përse më zgjove kaq herët?!…- Ylli Meçe

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

K’hajan…. përse më zgjove kaq herët?!…

Më thuaj të lutem Omar, pse më zgjove kaq herët ?
Vërtet ç’pati ajo vajzë sot, ç’pati me vargjet e tua ?!
Më mungon shumë t’a pinim sëbashku një gotë verë

Ti si një” ëngjëll” i mirë dhe unë…si ” shejtani “në përrua !

Pa do të habiteshe, o i pavdekshmi K’hajani i Persisë
Sakija vrap do vinte te ne, me gota, shishe e hinkë
Çakërqef do t’më pyetje, si janë vlonjatet e Shqipërisë ?

Teksa unë si lab, dollinë për to, do ngrija me opingë .

Ti botën, shpejt rrotullove në tavernë , kur pije verë
Të dehu marrëzisht ajo , më e bukura e saj krijesë
Të betohem Omar, në varr paske më shumë vlerë !

Në gjumin e përjetshëm, ndodhëka , që dhe nuk vdes !

E di ..aty posht’ është lagësht dhe ftohtë, bën përherë
Po nuk ka gjë ,fletët e librit, fundja do t’i bëjmë si jorgan!
Në lexofshin ” Rubairat” të vdekurit do lindin dhe një herë

Përsëri do vdisnin e për një puthje – do bëheshin kurban.!

Pa do të shkruanin epitaf për mua, por më shumë për ty
Patjetër gurët e varrit do na i gdhendënin me çekiç e daltë:
“Njëri vdiq si persian me verë e tjetri si lab i krisur – në raki

Për dashurinë në varr, dy poetët e hoqën vallen nën baltë !”

(Ylli Meçe nga libri ” Ngjyrat e Kosoves” Prishtine 2016 )

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com