August 3, 2024

Nënë Tereza – Rrahim Billa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nënë Tereza

Sigurisht që nuk kishte zbritur nga qielli.
Veçse shpirtin e kishte qiellor.
As planet i vogël ndriçues , nuk ishte.
Por shpirti i saj , kishte rrezatim hyjnor.
Ajo nuk lindi hyjneshë ,
Vetë jeta e bëri hyjni.
Se i deshi të gjithë të varfërit e të sëmurët
e botës.
Se kishte në zemër , kaq shumë dhëmshuri.

Nënë Tereza !
Kjo grua e thjeshtë…
nga një familje e varfër ,
nga Shqipëria.
I tregoi gjithë njerëzimit ,
Se mrekulli…
mbi të gjitha mrekullitë e botës…
Është dashuria.

Zemra e saj ,
Dashurinë për të gjithë të sëmurët e të varfërit
kudo në botë…
kishte nxënë.
Dhe sot e deri në përjetësi…
Gjithë njerëzimi do ta thërrasin ,
me emrin e madhërishëm…
Nënë !

Ajo ju dha dritë nga shpirti i saj…
Të gjithë të sëmurve , kudo në botë…
për t’i shëruar.
Ajo ju dha dritë nga shpirti i saj…
Të gjithë të varfërve , kudo në botë…
Për të buzëqeshur…
Për të jetuar.

Zemra e shpirti i saj!
Dashurinë për të gjithë të sëmurët e të varfërit ,
kudo në botë…
kishte nxënë.
Dhe sot e deri në përjetësi ,
Gjithë njerëzimi do ta thërrasin
Me emrin e madhërishëm…
Nënë !

Ajo në përjetësi do të shpërndajë!
Dritë hyjnore.
Ajo në përjetësi do të rrezatojë
Dashuri njerëzore.
Ajo në përjetësi do të na përkëdhelë
Me përkëdhelje prindërore
Nënë Tereza…
Hyjnesha Arbërore.

Mars .2010
Rrahim Billa / Albania
Shk. nga lib. “Vargje për jetën” .

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com