Para nesh – Xhevat I. Prebreza
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Para nesh
Para nesh
mbi të njejtën pemë kaloi era,
era që erdhi dikur
kur gjethet nuk qeshnin e nuk flisnin.
Ndryshe nga sot
kotësisht ngjajm si dembel,
përveq nesh askush nuk e shpallë gjë
madhështin tonë
që as na shërben,
e as nuk e dëshirojm.
Para nesh tashmë
as dielli nuk i ka rrezet që dikur i kishte
as hija e maleve nuk na freskon,
as vjeshta më nuk vjen
me shiun e saj!
Para nesh…..
Xhevat I. Prebreza 31.08.2021, Prishtinë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com