Asnjë telefonatë… – Arjana Fetahu Gaba

Asnjë telefonatë…..
Asjnë telefonatë,
asnjë fjalë me shpirt,
nuk di pse diellit,
ja more atë dritë,
Dhe në shkëmbinjë thepisur brenge,
kaq shumë më ke mërzit,
kufijtë e mijëra detve lotë,
sa keq më kanë zënë pritë.
E unë,
si flutur ndrojtur,
përplasem në mes xhama,
ma more zemrën e shpure larg,
më mirë shpirtin vrama.
Pse s’hapet kjo dritere,
e pse s’me lë të hy,
unë flutur krahë rënduar dhimbjesh,
shumë lot,
kam në sy.
Asnjë telefonatë,
asnjë fjalë të më ngroh,
ti rri ashtu në heshtje,
a thua s’po të njoh.
Kaq shumë më ke larguar,
jam kthyer në “Ajo”
qiejve nuk të jam fshehur,
të lutem më kërko!!!
Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey, September 2021