Vit zezone dy mijë e njëzeta – Xhelal Hoxha
Vit zezone dy mijë e njëzeta
dhe dy mijë e njëzet e njishi
Vit zezone me të tmerrshmen,
të trishtën e të keqën pandemi
Dy mijë e njëzeta vit me dhimbje, me vuajtje, me vdekje e me plot tragjedi!
Ndonëse vdekjen e patem,
e do ta kemi hak gjithnjë;
por jo, jo kështu nuk e menduam e nuk e pritëm, kurrsesi!
T’i humbim e t’na vdesin më të afërmit tanë;
që fatkeqësisht në zemër e shpirt na kanë vrarë!
Qofshin të vjetër ata e ato,
apo ishin e do të jenë të ri
Qoftë të jenë shqiptarë, të bardhë, të kuq apo të zi !
Ndonëse kështu s’e kemi pritur e menduar në jetë,
askush dhe asnjë mendimtarë, shkencëtarë, apo edhe poetë !
Në këtë tonën tokë planet
duhet t’na ngulitet thellë në zemër, shpirt e mbamendje; secilit njeri e shtet !
I pështirë ishte ky vit, dy mijë e njëzet
Do ta mbajmë gjatë në mendje; gjersa të ekzistojmë, e të kem njerëz në ketë jetë !
Me këto sëmundje e vdekje,
të shkaktuara një pas një…
Me më të dashurit tanë që ishin pleq, gra, të reja e të ri!
Iu ndodhi krejt botës, zezona dhe e keqja, Corona Pandemi
Por, na ndodhi edhe të gjithë
kombit tonë,
kjo e madhe tragjedi!
Këtë mos na raftë me e harrue kurrë, e gjithsesi t’jemi n’dijeni
I vështirë qe ky vit, me këto plot të zeza e fatkeqësi
Me dilema e dyshime pyesim, që të gjithë, si në ankth, trishtim dhe si me habi
S’dimë, a do të ketë akoma vdekje
A thua, si do të na vie vallë fundi?
Vetëm, një Zot e di…!
Xh.H