Eja në ëndërr – Xhevat I. Prebreza
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Eja në ëndërr
Eja në ëndërr
kur të kesh mall.
dhe kur të jesh mërzitur
Mos eja me lot në sy
eja e buzëqeshur.
siç ke qenë gjithë sa herë.
Eja krah hapur
dhe më përqafo me ngrohtësi
Mos eja vetëm si hije.
por hyr brenda
kur jam në gjumin e thellë
të mos zgjohem
e nata të zgjas sa një vit.
Eja me kurorë të luleve
me vellon e bardhë
duke vallëzuar
si një pëllumbeshë.
Eja të pres
edhe kur të zgjohem!
Xhevat I. Prebreza 09.09.2021, Prishtinë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com