Nuk di të shkruajë për dashurinë…! – Perparim Dida
Nuk di të shkruajë për dashurinë…!
Nuk di t’shkruajë bukur për dashuri,
se me gjithë shpirtin dashuri dhash.
Dashuri pa kufi, gruan e fëmijt e mi,
dhe qejfe të tjera nuk shijova aspak.
Ndoshta të egër m’quajtën ca femra,
pse eca rrugës time e sytë ua hodha.
Renda në çerdhen ku ishte dashuria,
e dashuritë e mia në sofër i mblodha.
Vetëm për një dashuri bukur shkruajë,
shkruan zemra për ndjenjën e madhe.
Për dashuritë e tjera mbeta një i huaj,
ato t’lënë një ditë në rrugën e madhe.
Ju mos më quani mua poet dështak,
nuk shkruajë për famë s’kam xhelozi.
I shkruajë jetës time ,nuk jam cmirak,
pse shkruajti më bukur për dashuri ai.
P@Dida.